Futbolli në kushte lufte në Ukrainë, shqiptari tregon se çfarë po përjetojnë 

Futboll

Futbolli në kushte lufte në Ukrainë, shqiptari tregon se çfarë po përjetojnë 

Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:56
Taulant Seferi

Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Vorskla nga Ukraina, Taulant Seferi, mbrëmë ka ndjekur edhe ndeshjet e turneut Arena Cup në Hotël të komunës së Likovës ë Maqedoninë e Veriut.

 “Situata nuk është normale, por kampionati zhvillohet dhe duhet të zhvillohet, edhe pse ndeshjet luhen pa tifoz”, deklaroi në intervistën për gazetarin e Open-TV, Reshat Ibraimi, Taulant Seferi.

Ai tha se në Ukrainë, për shkak të luftimeve, iu ka ndodh që ndeshjet shpeshherë t’ju ndërpriten.

“Na ka ndodh shpesh që gjatë ndeshjeve kampionale të ndërpriten lojërat për shkak të bombardimeve, është gjuajtur edhe me raketa, por siç thash kampionati duhet vazhduar”, tha Seferi.

Seferi tha se Vorskla është ekip me histori dhe vjen menjëherë pas Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donetck.

“Vorskla është një ekip me shumë histori në kampionatin ukrainas. Menjëherë pas Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donetck vjen Vorska. Çdo futbollistë kur ndërron ambient i nevojitet kohë për përshtatje, kështu që edhe unë tani jam ambientuar dhe jam i kënaqur nga paraqitjet e mia”, përfundoi Seferi, futbollisti shqiptar nga Kumanova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat