Një ceremoni madhështore është organizuar për ta pritur Cristiano Ronaldon, futbollistin e ri të Al-Nassr.
Stadiumi “Mrsool Park” ka kohë që është stërmbushur me tifozë, të cilët me padurim po presin ta shohin yllin portugez.
Ka kohë që tifozët kanë zënë vendet e tyre në shkallët e stadiumit, teksa shumë shpejt pritet që në fushë të shfaqet edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.
Kujtojmë se Ronaldo ditë më parë nënshkroi me Al-Nassr një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.