Të gjithë sytë e botës sportive ditën e sotme ishin në Arabinë Saudite, në ditën historikë të prezantimit të Cristiano Ronaldos me skuadrën e Al Nassr.
Një atmosferë dhe ceremoni e jashtëzakonshme ishte rezervuar për yllin portugez, teksa nuk munguan surprizat edhe në sallën e konferencës, gjatë prezantimit dhe fjalëve të para të Ronaldos si futbollist i Al Nassr.
Një gazetar gjatë konferencës për shtyp të Ronaldos në Al-Nassr rrëmbeu skenën duke brohoritur në sallë ‘SIUUU’ (Pasthirmën që identifikon festimin e Kristiano Ronaldos).
Ky veprim i tij ka befasuar yllin portugez.