Newcastle ka marrë një pikë në “Emirates” të Londrës.
Arsenali zhgënjeu para shikuesve të vet duke luajtur baras (0:0) me Newcastle, në takimin e javës së 19-të të Premier League.
Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar por me Arsenalin nuk morën pikë të plota.
Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 42-të.
Arsenali kryeson me 44 pikë, ka tetë pikë më shumë (një ndeshje më shumë) se Manchester City dhe Newcastle renditet në pozitën e tretë me 35.