E kërkon Tirana dhe Partizani

Futboll

E kërkon Tirana dhe Partizani

Më: 3 janar 2023 Në ora: 22:58
Adili

Mevlan Adili e ka mbyllur papritur aventurën e tij në Rusi, me vetëm 7 ndeshje të zhvilluara me Khabarovsk.

Tashmë mbrojtësi po përgatitet për një rikthim në Superiore.

Një prej varianteve të mundshme është rikthimi te Vllaznia. Ndërkohë Oversport raporton se Tirana dhe Partizani kanë hyrë në garë gjithashtu për të siguruar shërbimet e Adilit.

Për momentin palët janë ende në bisedime dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat