Reagimi i ashpër i Vllaznisë kundër Llapit

Futboll

Reagimi i ashpër i Vllaznisë kundër Llapit

Nga: K.G. Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:06
Reagimi i ashpër i Vllaznisë kundër Llapit

Vllaznia e Pozharanit, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, i reagon ashpër fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit të Podujevës.
Reagimi i skuadrës nga Pozharani është në lidhje me futbollistin Rinor Hoxha.

“Klubi i futbollit Vllaznia Pozhoran, njofton opinionin rreth lajmit se KF Llapi ka arritur marrëveshje me lojtarin Rinor Hoxha i cili është pjesë e klubit tonë dhe ka kontratë valide deri në qershor 2023.

Ne si klub jemi tej mase të befasuar se si një klub i Superligës në mënyrë amatoreske tenton të transferoj lojtar duke mos respektuar minimalisht klubin me të cilin lojtari ka kontratë duke mos patur as një kontakt. 

Duket qartë se zhvillimi i ndeshjeve në garat evropiane nuk e kanë profesionalizuar as pak këtë skuadër duke mbetur ende nivel i ultë me mendësi të menaxhimit provicial.

Kërkojmë nga FFK që të me merr masa duke mbrojtur të drejtat e secilit anëtar të tij pa dallime dhe anime!”, reagon Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat