Klubi italian, Inter i ka dhënë ultimatum mbrojtësit të tyre Milan Skriniar që deri më 20 janar të vendos për ofertën e tyre për rinovimin e kontratës së re.
Skriniar është i lidhur me largimin nga Interi pasi që kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe PSG-n.
Skuadra italiane tashmë i ka dërguar ofertën lojtarit kontratën e re prej 6 milionë euro në sezone plus bonuset.
“Drejtuesit e Inter, ultimatum për Skriniar.
Presin një përgjigje për propozimin e rinovimit prej 6 milion euro plus bonuse në sezon deri më 20 janar”, shkruajnë mediat italiane.