Manchester United pasi humbi garën për transferimin e Cody Gakpo, i cili zgjodhi Liverpoolin, tashmë ‘Djajtë e Kuq’ janë në kërkim të një sulmuesi të ri.
Sulmuesi i AS Romës, Tammy Abraham sipas medieve britanike, është synim i klubit nga ‘Old Traffordi’, shkruan RTKLive.com.
Menaxheri i Unitedit, Erik Ten Hag synon ta forcojë repartin e sulmit, sidomos tash pas largimit të Cristiano Ronaldos, dhe sulmuesi anglez thuhet se është në listën e strategut holandez.
“Manchester United synon Tammy Abraham pasi humbi Cody Gakpo”, shkruajnë mediat në ishull.
Megjithatë, rikthimi në Premier League i ish-futbollistit të Anglisë, është pak e besueshme pasi që trajneri Jose Mourinhos nuk heq dorë lehtë nga Abraham, të cilin tekniku portugez e konsideron një nga pikat kryesor të skuadrës së tij..