Presidenti i Al-Nassrit, Musalli Al-Muammar, ka konfirmuar se kontrata e Cristiano Ronaldos me klubin “nuk është e kufizuar vetëm në futboll”.
Pas disa javësh spekulimesh, Ronaldo më në fund të martën mbrëma u konfirmua si një lojtar i Al-Nassrit, duke vendosur një kontratë të madhe deri në vitin 2025, e cila se e sheh atë të bëhet lojtari më i paguar në botë 200 milionë euro në vit.
Gjatë prezantimit, presidenti i Al-Nassrit, Musalli Al-Muammar, ka pohuar se marrëveshja shkon përtej futbollit.
Duke folur përkrah 37-vjeçarit në një konferencë për shtyp, ai shpjegoi:
“Marrëveshja me Ronaldon nuk kufizohet vetëm në futboll, pasi ajo do të mbështesë Akademinë e klubit që synojmë të ndërtojmë, përveçse të tregojë historinë tonë dhe duke sjellë famën e saj te tifozët e futbollit”.
“Marrëveshja është komercialisht e dobishme për ne në aspektin e përfitimit. Në ditët në vijim do të mësoni shumë gjëra”, vazhdoi ai.
Përpara se transferimi të konfirmohej, shumë raporte sugjeruan se marrëveshja e Ronaldos me Al-Nassrin do të zgjasë për shtatë vjet, me yllin portugez që do të qëndrojë në një rol ambasador pasi karriera e tij si lojtar të përfundojë.