Edwin Gyasi është lojtari i radhës që largohet nga Kukësi. Sulmuesi i lindur në Amsterdam, u bë pjesë e skuadrës së Superiores në verë pasi mbylli aventurën në Izrael me Beitar Jerusalem.
31-vjeçari, i cili numëron pesë ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Ganës, zhvilloi në total 11 ndeshje me Kukësin, eksperiencë të cilën e mbylli me vetëm një gol të shënuar në Kupën e Shqipërisë.
“Kukësi njofton se futbollisti Edwin Gyasi nuk është më pjesë e ekipit tonë.
Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Gyasin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij. Faleminderit Gyasi”, shkruan klubi verilindor.