Dashmir Elezi ka lindur në Tetovë dhe është rritur te Shkëndija. Pjesë e ekipit të zemrës u bë në nëntorin e vitit 2020. Edhe pse vetëm 18 vjeç, sulmuesi numëron 68 ndeshje në total në të gjithë kompeticionet dhe 10 gola.
Elezi ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Maqedonisë së Veriut, teksa prej qershorit është pjesë e U21. SuperSport mëson se karriera e adoleshentit do të vijojë në futbollin gjeorgjian.
Shkëndija ka gjetur gjuhën e përbashkët me Torpedo Kutaisi për bazën e 100 mijë eurove, ndërkohë që klubi shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut ka ruajtur edhe një përqindje të kartonit.
Kuqezinjtë nga Tetova kanë mbajtur 15% të kartonit të Elezit, lëvizje që do të prodhojë euro të tjera nëse katër herë kampionët e Gjeorgjisë e shesin në të ardhmen