Milanit i mjaftun 15 minutat e parë për të siguruar fitoren.
Kampioni në fuqi i Italisë, ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Salernitanës, në takimin e javës së 16-të në Serie A.
Futbollistët Leao (10') e Tonali (15') shënuan për epërsinë 0:2 të Milanit.
Në fund të takimit, Salernitana futi në presion kampionin, duke realizuar përmes Bonazzolit në minutën e 83-të, 1:2.
MIlani renditet në vend të dytë me 36 pikë dhe Salernitana është në të 13-tin me 17.