Pioli pas fitores ndaj Salernitanës

Futboll

Pioli pas fitores ndaj Salernitanës

Më: 4 janar 2023 Në ora: 15:30
Pioli pas fitores ndaj Salernitanës

Milani mposhti në transfertë Salernitanën me rezultatin 2-1. Pas sfidës trajneri Stefan Pioli dha një deklaratë për median italiane “Sky Sport”.

“Kemi luajtur një lojë të mirë, por ka shumë situata që mund t’i zhvillojmë më mirë. E nisëm mirë, por na mungoi aftësia, cilësia dhe fati për ta mbyllur ndeshjen.

Ne kemi punuar, pavarësisht miqësoreve jo pozitive. Ky është vetëm një hap i vogël përpara takimeve edhe më të rëndësishme.

Eksperiencat negative të bëjnë të kuptosh shumë gjëra, nuk ishim të kënaqur me PSV-në, prapë donim të gjenim lojtarë të rëndësishëm si Leao , Teo dhe Zhiru. Ndeshjet duhet t’i përballojmë gjithmonë me bindje, mund të marrim shumë pikë”, përfundoi Pioli.

Tonali tha se ju doni të mbroni titullin, a është sinjal për Napolin?

“Ne nuk duhet ta bëjmë garën me të tjerët, duhet ta bëjmë veten tonë. Përfunduam me një fitore të dhimbshme ndaj Fiorentinës, sot erdhi një tjetër e rëndësishme. Më pas do të fillojmë së shpejti të luajmë edhe në garat e tjera”.

Leao vazhdon të rritet. Ai i ka sytë e botës mbi të, çfarë do t’i thoshit për ta bërë të qëndrojë?

“I thashë dhe i them çdo ditë. Ai mund të bëjë çfarë të dojë, rruga e tij e rritjes nuk ka përfunduar këtu.

Por unë e shoh atë si pozitiv dhe nuk po flas vetëm për performancën, por për qëndrimin në përgjithësi.

Ai së shpejti do të bëhet kampion, mund të bëjë më shumë. Sot ka punuar me pjesën tjetër të skuadrës. Ne jemi të kënaqur dhe ai po ashtu. Nuk ka nevojë për këshillat e mia, e di që është mirë këtu dhe ne duam të vazhdojmë të rritemi dhe të fitojmë së bashku”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat