Bayern duket se kanë hequr dorë nga sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane pasi që ‘bavarezët’ po e konsiderojnë të pamundshëm transferimin e tij, raporton ‘SportBild’.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, e kanë kuptuar se nënshkrimi i një lojtari të kalibrit të tij, ka koston e lartë, andaj thuhet se kjo është arsyeja që skuadra gjermane ka zbehur interesimin për yllin e ‘Spurs’.
Kartoni i reprezentuesit anglez është rreth 90 milionë euro, shifër kjo që duket e madhe për krerët e Bayern Munich.
Pavarësisht se kontrata e Kane me Tottenhamin skadon në vitin 2024, sulmuesi i ‘Tre Luanëve’ ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të udhëhequr skuadrën e Antonio Contes drejt trofeve.