Klubi i futbollit Llapi i Podujevës ka prezantuar Diamant Kadriolli.
Llapjanët tregojnë edhe biografinë e lartpërmendurit.
“Llapi njofton për marrëveshjen e arritur me ish-trajnerin e portierëve të FC Malisheva, Diamant Kadriolli.
Kadriolli karrierën e tij si portier e ka zhvilluar tek Ulpiana, Feronikeli dhe Drenica, kurse si trajner i portierëve ka punuar tek
Ulpiana, Arbëria e së fundmi tek Malisheva.
Të arriturat e Diamantit si portier aktiv janë: Fitues i Superligës së Kosovës
Fitues i Kupës së Kosovës dhe Fitues i Superkupës së Kosovës, të gjitha këto të arritura me Feronikelin.
Me zyrtarizimin e Kadriollit si trajner i portierëve, kompletohet shtabi teknik.
Pas marrëveshjes së arritur me trajnerin e ri të portierëve, Diamant Kadriolli, klubi shfrytëzon rastin të falënderoj për angazhimin ish-trajnerin Bekim Mulliqi, të cilit i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, njofton KF Llapi.