Futbollisti Fitim Susuri është larguar nga skuadra me renome Liria e Prizrenit.
Susuri me gjasë do të vazhdojë karrierën në ndonjë ekip të Kosovës, që së shpejti pritet të bëhet e ditur nga vet ai.
“Pas 11 vitesh largohem nga FC Liria. I falënderoj të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar dhe shokët e mi të skuadrës.
Tifozët e dashur ‘Arpagjikët’ në Prizren për përkrahjen e vazhdueshme.
Nuk është një lamtumirë po një mirupafshim”, ka bërë të ditur Susuri.