Neymar vazhdon të jetë në qendër të polemikave. Mungesa e tij në funeralin e Pele ka bërë shumë zhurmë.
Veçanërisht pasi janë publikuar foto dhe video që qarkullojnë në rrjet dhe tregojnë sulmuesin të festojë në një kohë që i gjithë Brazili vajtonte heroi e tij.
“O Ney” mori pjesë fillimisht në festën e organizuar nga Messi dhe më pas në festën e Marquinhos, por mungoi në funeralin e “Mbretit”, ndonëse në atdhe konsiderohej si pasardhësi i tij natyral.
Tifozët brazilianë janë çmendur në rrjetet sociale. “Neymar është i çmendur”, kanë shkruar në Twitter.