Spezia ka marrë një pikë të rëndësishme në Vitin e Ri, por e pafat që të marrë të tre pikët, pasi në minutën e fundit i ikë fitorja nga duart.
Spezia ka barazuar me rezultat 2:2 me Atalantën.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, nuk u paraqit asnjë minutë për Atalantën.
Për Spezian realizuan Gyasi (8') e Nzola (31') dhe për Atalantën shënuan Hojlund (77') e Pasaliç (90+3’).
Pas javës së 16-të në Serie A, Atalaanta është në vend të 6-të me 28 pikë dhe Spezia e 17-ta me 14 sosh.