Një fotografi sa një mijë fjalë.
E para, stadiumi i Prishtinës (“sot “Fadil Vokrri”), gati sa shembej nga atmosfera dhe numri i madh i shikuesve, deri 40 mijë veta, sikur në stadiumet e Amerikës së Jugut.
Trajneri i famshëm, kroati Mirosllav Çiro Bllazheviq, sot është 87 vjeç (edhe një muaj mbush 88) dhe vuan nga sëmundja e rëndë (kanceri), nga viti 1985, sot e asaj dite është në zemrat e dashamirëve të futbollit dhe sportit në përgjithësi të Kosovës, ku flasin me nostalgji për të.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/04/auto_111672849187.jpg)
Bllazheviqi në vitin 1985, kështu dukej atrmosfera në stadiumin e Prishtinës
Fotografia e shkrepur nga fotoreporteri i mirënjohur Ilaz Bylykbashi, është treguesi më i mirë se çfarë atmosfere mbretëronte në stadiumin Prishtinës.
Bllazheviqi ishte sikur mbret dhe e çonte peshë tërë Kosovën.
Me 30 qershor të vitit 1985, solli edhe një dhuratë tjetër në stadiumin e Prishtinës, në ndeshjen e javës së fundit (34-të) të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.
E kë tjetër, këngëtaren e famshme kroate të asaj kohe, Tereza Kesovija, mbi 35 mijë shikues në stadium, gati sa eksplodoi stadiumi nga atmosfera e zjarrtë në javën e parë të verës përvëluese!
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/04/auto_auto_157350194_1203813853355261_6310916350174531961_n16149727811672849190.jpg)
Tereza Kesovija dhe kapiteni Fadil Vokrri, 30 qershor të vitit 1985
Tereza Kesovija e veshur me fanellën e Prishtinës, i dha edhe një vapë tjetër stadiumit dhe në anën tjetër Prishtina e kapitenit Fadil Vokrri, shembi Dinamon e Vinkovcit, duke e mposhtur me rezultat 3:1.