Pioli: Rafael Leao duhet të qëndrojë

Futboll

Pioli: Rafael Leao duhet të qëndrojë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:33
Pioli: Rafael Leao duhet të qëndrojë

Milani e nisi mirë vitin 2023, duke arritur të fitonte me rezultatin 1 me 2, në transfertë, me Salernitanën, në një ndeshje të cilën e mbylli që në pjesën e parë, ku si zakonisht, protagonist i milanistëve ishte Rafael Leao, i cili shënoi golin e parë për “kuqezinjtë”.

Megjithatë, prej disa javësh tashmë, bordi drejtues i Milan dhe Leao nuk kanë rënë ende dakord për rinovimin e kontratës se 23-vjeçarit.

Pavarëisht kësaj, tekniku i “kuqezinjve” Stefano Pioli është i bindur se Rafa Leao nuk do të largohet nga Milani, pavarësisht se rinovimi i kontratës nuk ka ardhur ende.

“Ajo që shoh te Leao është lumturia e të qenit me ne, vazhdoj t’ia përsëris se rruga e tij e rritjes këtu nuk ka mbaruar. Ajo që shoh te Rafa është padyshim pozitive.

Ai nuk ka nevojë për këshillën time, por këshilla ime është ajo e qëndroni me ne sepse ndihet mirë, sepse ne duam të vazhdojmë të rritemi dhe të fitojmë diçka”,- tha trajneri kuqezi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat