Roma e trajnerit Jose Mourinho e ka nisur për mrekulli Vitin e Ri, me fitore.
Romakët e kanë mposhtur me rezultat 1:0 Bologna-n, në takimin e javës së 16-të të Serie A.
Futbollisti Lorenzo Pellegrini në minutën e 6-të ka realizuar nga penalltia.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka qëndruar në bankë.
Roma është në vend të gjashtë me 30 pikë dhe Bologna renditet në të 11-tin me 19 sosh.