Lecce ka marrë tre pikë domethënëse në luftë për të siguruar ekzistencën në Serie A.
Lazio ka pësuar humbje të rëndë dhe ngec në luftë për kreun e tabelës.
Lecce ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj skuadrës nga Roma.
Elseid Hysaj, reprezentues i Shqipërisë, nuk u fut asnjë minutë në fushë për Lazion.
Lecce ka triumfuar me përmbysje, pasi që mysafirët avancuan në minutën e 14-të me golin e Immobiles.
Strefezza (57') dhe Colombo (71') shënuan për fitoren e Lecces.
Lazio zë vendin e pestë me 30 pikë dhe Lecce është e 12-ta me 18.