Saha nuk sheh asnjë arsye pse anglezi nuk mund të vazhdojë

Futboll

Saha nuk sheh asnjë arsye pse anglezi nuk mund të vazhdojë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 19:19
Saha nuk sheh asnjë arsye pse anglezi nuk mund të vazhdojë

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Louis Saha, ka pohuar se Marcus Rashfordi është talenti më i madh i klubit që nga Cristiano Ronaldo.

Ish-sulmuesi i Francës dhe Unitedit beson se Rashfordi tani është duke zhbllokuar potencialin e tij të plotë, të cilin ai e ka krahasuar me atë të Ronaldos gjatë viteve të tij kryesore në “Old Trafford”.

Saha nuk sheh asnjë arsye pse anglezi nuk mund të vazhdojë të dëshmojë veten si një nga gjuajtësit më kualitativ të Evropës së bashku me Erling Haalandin e Manchester Cityt dhe yllin e PSG-së, Kylian Mbappen.

Duke folur për “Compare.bet”, Saha tha: “Ai është (Rashford) një lojtar që mund të shënojë 30-40 gola në sezon. Nuk ka dyshim për këtë. Ai mund t’i bëjë të gjitha dhe pse ai nuk mund të bëjë aq shumë apo edhe më shumë se Haaland apo Mbappe? Ata dy djem kanë ritëm dhe vetëdije të madhe që e kanë shumë pak lojtarë. Ata janë aq të mirë për të hyrë në zonat e duhura dhe për të shënuar lloje të ndryshme golash, që është çfarë Marcus ka filluar të bëjë”.

Ai shtoi se si Rashfordi mund të bëhet edhe më i mirë: “Nëse ai mbetet në formë, mbetet i sigurt, ai është i pandalshëm. Ai mund të arrijë gjithçka”.

“Unë nuk kam parë një talent kaq të mirë në United që nga Cristiano Ronaldo. Ai ka nevojë vetëm për atë agresion dhe atë besim që të mënjanojë lojtarët si [Lionel] Messi dhe Cristiano nga të tjerët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat