Interi pret në “San Siro” Napolin në supersfidën e javës së 16-të të Serisë A italiane.
Zikaltërit kërkojnë që të qëndrojnë në garën për titull dhe një fitore përballë kryesuesve do të ishte pikërisht ajo që do i duhej djemve të Inzagit, ku bie në sy rikthimi i Romelu Lukakut.
Nga ana tjetër, skuadra e Spaletit nuk kërkon që të ndalet dhe dëshiron të vijojë marshimin drejt titullit duke ruajtur distancën me ndjekësit.
FORMACIONET ZYRTARE:
INTER: Onana, Açerbi, Skriniar, Bastoni, Darmian, Barela, Çalhanoglu, Mkitarjan, Dimarko, Xheko, Lukaku.
Trajner: Simone Inzagi
NAPOLI: Meret, Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Olivera, Lobotka, Angisa, Politano, Zielinski, Kvaratskhelia, Osimhen.
Trajner: Luçiano Spaleti.