Rufati ndërron mjedis

Futboll

Rufati ndërron mjedis

Nga: K. G. Më: 4 janar 2023 Në ora: 20:06
Rufati ndërron mjedis

Agron Rufati dhe Marko Vrdoljak janë dy përforcimet e para për Akademia Pandev në afatin kalimtar dimëror.

Agron Rufati është 23 vjeç dhe është ish-përfaqësues i Maqedonisë për të rinjtë dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit. 

Ai vjen si lojtar i lirë dhe klubi i fundit për të cilin ka luajtur ishte Academia Clincheni (Rumani). Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe për ekipet e Zorya (Ukrainë) dhe Istra (Kroaci).

Mario Vrdoljak është mesfushor 29-vjeçar e me përvojë. Reprezentuesi kroat vjen si lojtar i lirë.

Akademia Pandev garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat