Empoli kthehet me një pikë të madhe nga Udine, duke luajtur baras (1:1) me Udinesen, në takimin e javës së 16-të të Serie A.
Futbollisti Baldanzi shënoi në minutën e 3-të për epërsinë e Empolit por vendasit barazuan në pjesën e dytë.
Pereyra në minutën e 70-ta ka barazuar rezultatin.
Reprezentuesit e Shqipërisë, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami, u paraqitën për Empolin.
Ismajli luajti titullar dhe Bajrami nga minuta e 71-të.
Në minutën e 79-të, Akpa Akpro i Empolit, është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Udinese renditet në vend të tetë me 25 pikë dhe Empoli në të 13-tin me 18 sosh.