Fati shpëton Barcelonën, pas 120 minutave fiton ndaj ekipit të kategorisë së tretë
CF Intercity, ekip e kategorisë së tretë në Spanjë, gati sa ka befasuar Barcelonën e shumë favorizuar.
Barcelona pas 120 minutave kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Mbretit.
Zëvendësuesi Ansu Fati (futet në lojë në minutën e 75-të) e ka shpëtuar me fytyrë Barcelonën e cila në udhëtim (në Alicante) ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj CF Intercity.
Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (3:3).
Futbollisti 21-vjeçar, Oriol Soldevila, gjatë do të mbetet në kujtesën e Barcelonës.
Ai ka realizuar het-trik në minutën e 59-të, 74-të dhe 86-tën, ishte një mace e zezë për Barcelonën.
Për Barcelonën realizuan Araujo (4'), Dembele (66'), Raphinha (77') dhe Fati (104’).
Futbollistët Dembele, Torres, Busquets, Depay, Kessie, Araujo, Alba, Fati, Rapihnho, Gavi etj. u desh shumë të djersiten për të eliminuar CF Intercity.