Interi arriti një fitore të rëndësishme në kampionat duke mundur në shtëpi Napolin kryesues me rezultatin 1-0.
Për këtë triumf, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, u shpreh tepër i lumtur në intervistën pas ndeshjes.
“Duhet të vazhdojmë kështu. Sot morëm një dozë të madhe sigurie.
Jam krenar për djemtë e mi. Është kënaqësi t’i shohësh ata kështu. Është ende një rrugë shumë e gjatë dhe ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.
Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe kjo pauzë ishte diçka e re për të gjithë ne. Duhet të bëjmë gjithmonë më mirë”, përfundoi Inzaghi.