Vdes pronari i West Ham Unitedit

Futboll

Vdes pronari i West Ham Unitedit

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:43
Pronari i West Ham Unitedit, David Gold

Pronari i West Ham Unitedit, David Gold ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Gold ndërroi jetë në mëngjesin e së mërkurës derisa ishte me partneren e tij, Lesley dhe me vajzat e tij, Jacquline e Vanessa.

“Me dhimbje të thellë, West Ham United FC njofton së bashkë-pronari, David Gold ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër”, ka njoftuar klubi i Premierligës për presidentin me prejardhje hebraike.

I mërzitur me vdekjen e Gold ishte bashkëpronari i tij, David Sullivan, i cili theksoi se vdekja e kolegut dhe mikut të tij ia ka thyer zemrën.

“David e kishte një lidhje të gjatë me Hammers. Ai gjithmonë ia donte më të mirën West Hamit. Vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne. Të mirat dhe të këqijat, që nga janari i vitit 2010, i kemi kaluar së bashku”, u shpreh Sullivan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat