Wayne Rooney është në listën e ngushtë të Evertonit për të zëvendësuar Frank Lampardin, i cili po përballet me një betejë gjithnjë e më të vështirë për të ruajtur pozicionin e tij.
Aventura e legjendës së Chelseat është duke u rrezikuar, pasi skuadra e tij pësoi një tronditje tjetër të martën mbrëma pas një humbjeje 4-1 në shtëpi kundër Brightonit.
Bordi i Everton-it tashmë po shikon për zëvendësuesit e mundshëm për Lampardin me ish-bashkëlojtarin e tij në Angli, Rooney që ndodhte në krye të kësaj liste.
Trajneri aktual i DC United hodhi poshtë mundësinë për të bërë një rikthim emocional në ish-klubin e tij një vit më parë, kur Evertoni po kërkonte pasardhësin e Rafa Benitez, por tani mund të ndjejë se është koha e duhur për të marrë drejtimin e klubit.
Duke folur pas humbjes kundër Brightonit, Lampard këmbënguli se ai ka besim se mund ta rikthejë skuadrën në binarët e duhur.