Futbollisti i klubit të futbollit Shkëndija Dashmir Elezi këtë fund javë do të udhëton në Gjeorgji ku do ti bashkangjitet ekipit Torpedo Kutaisi me të cilën skuadër drejtuesit e kuqezinjve kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të ardhmen e talentit tetovar.
Sipas Super Sportit marrëveshja është mbi bazën e 100 mijë eurove, ndërkohë që klubi tetovar ka ruajtur të drejtën e 15 përqind të kartonit.
Dashmir Elezi i lindur më 21 nëntor 1994, pjesë ekipit të parë u bë në nëntor të vitit 2020. Deri më tani numëron 68 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka të shënuara 10 gola,
Futbollisti Dashmir Elezi ka luajtur në të gjitha kategoritë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga qershor i i vitit të kaluar është pjesë e reprezentacionit U-21.