Santos vlerësohet nga polakët

Futboll

Santos vlerësohet nga polakët

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:46
Santos vlerësohet nga polakët

Ish-trajneri i Portugalisë Fernando Satos mund të jetë në krye të pankinës së Polonisë. Lajmi është raportuar nga disa media polake si Polsat, PZPN dhe Lepa.

Edhe pse ai ishte një ndër shkaktarët e eliminimit të Portugalisë nga Botërori i Katarit, duket se nuk ka ndikuar fare tek Federata Polake e Futbollit.

Mediat shpjegojnë se Santos vlerësohet nga polakët për aftësinë që ka shfaqur në hartimin e një plani loje ndër vite dhe për punën e bërë në skuadrën portugeze.

Gjithashtu, sipas këtyre raportimeve, Fernando Santos do të marrë një pagë më të lartë se ajo e ish-trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat