Një skandal ka plasur në futbollin brazilian.
Sulmuesi i Botafogos, Jeffinho duket se e ka nisur një romancë të re.
Por, ajo që ka çuar më së shumti pluhur është se futbollisti brazilian është “kapur” në një restorant me presidenten e Palmeiras, Leila Pereira.
Më saktësisht, mediat braziliane raportojnë se çifti është parë në restorantin “Ilha do Governador” në Zona Norte të Rio de Janeiros.
Presidentja e Palmeiras është 58 vjeçare, ndërsa sulmuesi i Botafogos është 23 vjeç.
Për momentin nuk ka ndonjë konfirmim apo përgënjeshtrim të këtij lajmi, i cili megjithatë ka bërë bujë dhe është bërë mjaft viral..