FC Zimberi nga fshati Rramanli i Kumanovës është shpallur kampion i ri i turneut Arena Cup në fshatin Hotël të komunës së Likovës, pasi në finalen dramatike mposhti ekipin Euro Start nga Shkupi me rezultat 6-3, shkruan Open-TV.
Menaxheri i FC Zimberi, Qazim Zimberi, realizoi ëndrrën e tij që të triumfojë në Arena Cup.
Ishte një finale për të cilën do të flitet gjatë. Emocione dhe gëzim. Fillim dhe përfundim fenomenal. Shou nga futbollistët e FC Zimberi, të cilët kur dolën në fushë shpërndanë ëmbëlsira për publikun, ndërsa në anën tjetër Euro Start dhuroi gjashtë shpërbime për shikuesit në tribuna.
Sa për ndeshjen lirishtë mund të thuhet se ishte një finale spektakolare, e cila i pati të gjitha: përmbysje të rezultatit, aksion dhe gola të bukur, e cila në fund i takoi FC Zimberi, që pati mbështetjen e madhe nga publiku i shumtë në tribuna.
Golat për FC Zimberi i shënuan: Drilon Maxharaj (2), Halim Selmanaj (2) dhe nga një Arif Osmani, ndërsa për Euro Start shënuan: Pajtim Rexhepi, Berat Ramadani.
Pas përfundimit të ndeshjes u ndanë çmimet dhe shpërbimet për individët dhe ekipet më të sukseshme të këtij turneu.
Portier më i mirë u shpall Ensar Fera nga Euro Start, kurse kupën dhe dorëzat ia dorëzoi Enver Sulejmani.
Lojtar më i mirë Drilon Maxharaj nga FC Zimberi-Kupën ia dorëzoi Bunjamin Fetai, organizator i turneut.
Golashënues më i mirë u zgjodh Ylber Alili nga Friseur Ludi. Në mungesë të Alilit, kupën e pranoi Jeton Rexhepi nga Friseur Ludi, ndërsa ia ndau Blerim Iljazi.
Ekipi më Fair Play u shpall Friseur Ludi nga Llopati, mirënjohjen ia ndau Shemsi Neziri.
Medaljet për referët Valton Maliqi dhe Nderim Tefiku i ndau Skender Ismaili, legjenda e KF Bashkimi.
Ekipit nënkampion Euro Start nga Shkupi, kupën, medaljet dhe çmimin prej 50.000 denar ia ndau Salim Abdyli, anëtar në KD të FFM-së.