Trajneri i mirënjohur i futbollit, Ahmet Hasani, sot është pritur nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Ahmeti ka botuar librin e futbollit dhe shumë domethënës, që do t’ju shërbejë gjeneratave të ndryshme pa dallim moshe.
Ai si trajner ka shënuar rezultate të lakmueshme me klube të ndryshme, por e veçanta e tij është se në kohën e gjeneratës së sakrificës (1991-1999), me shumë shokë i rezistuan fuqishëm pushtuesit serb dhe e mbajtën gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi të Republikës së Kosovës.
“Vepra ‘Misioni im jetësor’ (Pesë dekada veprimtari të kulturës fizike e sportive) e autorit ferizajas Ahmet Hasani, është një përmbledhje e pasur dokumentare e një periudhe të zhvillimit të sportit ferizajas, një vepër kjo që patëm mundësinë ta mbështesim e ku nga autori mora dhuratë një kopje të saj”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.