Tonali: Është bukur të shënosh, por fanella e Milanit

Futboll

Tonali: Është bukur të shënosh, por fanella e Milanit

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:24
Tonali: Është bukur të shënosh, por fanella e Milanit

Për herë të parë shënoi dhe dhuroi një asist në të njëjtën ndeshje, por Sandro Tonali mund të konsiderohet hajmali pasi sa herë ai gjen rrugën e golit, Milani siguron tri pikët. Për të mos u harruar fakti se tri nga pesë asistet e Tonalit te kuqezinjtë kanë pasur si destinacion Rafael Leaon.

Pikërisht numri 8 i “Djallit”, ka qenë i përzgjedhur për të folur për mediat pas suksesit ndaj Salernitanës.

Salerno ju sjell fat me sa duket sepse i keni shënuar golin tuaj të parë si profesionist…

"E pashë para ndeshjes dhe sapo shënova e mendova përsëri. Është bukur të shënosh, por fanella e Milanit e bën edhe më special emocionin. Sa rëndësi kishte ta nisnit në mënyrën e duhur?

Tej mase, edhe sepse na kujtoheshin vështirësitë e sezonit të kaluar në këtë fushë.

Pasi rivalët shkurtuan diferencën ndeshja jonë u ndërlikua disi, por është bukur ta nisësh vitin me fitore", tha Tonali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat