Ylli i Kosovës që luan për Mallorca-n, Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin në Spanjë.
Sulmuesi i ‘Dardanëve’, ka qenë protagonist në fitoren e mbrëmshme të Mallorcas duke shënuar një gol dhe një asitim duke i siguruar skuadrës së tij kualifikimin në raundin e 16-të në Kupën e Mbretit.
Pas fitores, Muriqi deklaroi se e dinte që do të ishte vështirë, por është më rëndësi që kaluan tutje.
“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë në një fushë të rëndë, por ne fituam, që është gjëja më e rëndësishme për të avancuar në raundin tjetër. Tani duhet ta harrojmë këtë sepse të shtunën kemi një tjetër ndeshje të mirë në shtëpi”.
Tutje, ai shtoi se është shumë i lumtur për golin e shënuar dhe fitoren e arritur.
“Jam sulmues dhe nëse shënoj gol dhe skuadra fiton, sigurisht jam shumë i lumtur. Një gol nga Dimoni dhe një tjetër nga pirati”, deklaroi Muriqi.