Viti i ri ka ardhur me agjent të ri në radhët e yllit të Bajernit, Kingsli Koman.
“Gjeli” gjatë vitit të fundit ishte nën menaxhimin e Pini Zahavi, por kjo ka mbetur e shkuar pasi Kristian Emil do të jetë “udhërrëfyesi” i ri për anësorin:
“Krenar dhe i emocionuar që përfaqësoj yllin e Bajernit dhe përfaqësueses franceze, Kingsli Koman. Mezi pres ta ndihmoj në arritjen e sukseseve edhe më të mëdha si brenda dhe jashtë fushës”, ishin fjalët e para të Emil si agjenti i ri i Komanit.
Ajo çka e bën akoma më interesante këtë lëvizje është gama e Kristianit në aspektin menaxherial, pasi ai gëzon marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarë dhe klube të Premier Ligës, gjë e cila mund të nënkuptojë se Anglia mund te jetë pistë e re për Kingslin në të ardhmen.