Një surprizë e pakëndshme në Camp des Loges del PSG.
Ylli Brazilian Neymar nuk ka marrë pjesë në stërvitje para udhëtimit të vlefshëm për raundin e Kupës së Francës ndaj Chateauroux.
Nuk dihet ende arsyeja e kësaj mungese të befasishme. As Renato Sanches nuk është stërvitur.
Ndër të tjerët që kanë munguar janë Verratti, i skualifikuar, si edhe Mbappe me Hakimin të cilët janë ende me pushime në SHBA.
PSG do të ndeshet mbrëmjen e nesërme ndaj Chatearoux, në shtëpinë e këtyre të fundit, në orën 21:00, ndeshje e vlefshme për Kupën e Francës.