​Llapi përforcohet me një sulmues të ri

Futboll

​Llapi përforcohet me një sulmues të ri

Më: 5 janar 2023 Në ora: 13:08
Llapi ka zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit Nderim Hasani

Klubi i futbollit, Llapi, ka zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit Nderim Hasani.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare e gjysmë me skuadrën nga Podujeva.

Pas gjashtë muajve tek Feronikeli dhe gjashtë muajve tjerë tek Liria, Hasani rikthehet sërish në klubin amë.

Nderim Hasani llogaritet si futbollist me potencial dhe me cilësi të një sulmuesi që nuk falë para portës, cilësitë të cilat kanë bindur kryetrajnerin Tahir Batatina që të nënshkruaj kontratë profesionale me të.

Këmbëshpejti do bashkohet me ekipin menjëherë në përgatitjet parasezonale në prag të fillimit të edicionit të ri pranveror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat