Mbrëmë në stadiumin Arena Sport në Hotël të komunës së Likovës, me rastin e përmbylljes së turneut të dytë radhazi Arena Cup, është zhvilluar një ndeshje revyale mes veteranëve të Kombëtares së Kosovës dhe të Kumanovës-Likovës, shkruan Open-TV.
Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-3 për nikoqirët. Ndeshja u luajt në një atmosferë vëllazërore, ku rezultati ishte në planë të dytë.
Me këtë rast, nga Arena Cup dhe veteranët e Kumanovës mysafirëve nga Kosova iu ndanë mirënjohje të vecanta.
Para ndeshjes, Veteranët e Kosovës dhe të Kumanovës-Likovës kanë nderuar dëshmorët e kombit tek Kompleksi i varrezave në Sllupçan, tek busti i Ismet Jasharit-Komandant Kumanova në fshatin Orizare dhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit në fshatin Hotël. Atyre për dëshmorët u ka folur profesori i historisë Minir Ademi.
Stafi i Arena Cup falenderon veteranët, sidomos ata të Kosovës për pjesëmarrje, duke madhështuar turnuen.