Klubi më i trofeshëm dhe më i pëlqyer italian, Juventusi, po i jep lamtumirën njërit prej të mëdhenjve të tij, si dhe kombëtares italiane.
Ernesto Castano, mbrojtësi dhe ish-kapiteni i “Zonjës së Vjetër” që udhëhoqi në tre tituj të Serie A dhe tre Kupa të Italisë në fund të viteve 1950 dhe 1960, vdiq në moshën 84-vjeçare.
Ai luajti 265 ndeshje për Juven. Ai konsiderohet nga mbrojtësit modern të kohës së tij.
Me kombëtaren e Italisë, Castano fitoi Kampionatin Evropian në vitin 1968.
Ai e filloi karrierën e tij në Lenjano, më pas luajti në Triestina, para se të transferohej në Torino në vitin 1958 dhe ta mbyllte karrierën atje në 1970.