Disa klube të ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut, synojnë elitën e futbollit, vazhdojnë të përforcohen.
Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit, përforcohet me Oliver Hristov, mbrojtësin 26-vjeçar i cili vjen nga radhët e Detonit.
Hristov, në karrierën e tij ka luajtur edhe për Bregallnicën e Shtipit, Sasën dhe skuadrën e Pehçevës.
Përforcimi më i madh i Voskës për pjesën e dytë të sezonit do të jetë padyshim ish-kapiteni i Maqedonija GP, Ermedin Adem, i cili para festave të Vitit të Ri iu bashkua klubit nga Ohri.