‘Milionerët’ e Gjermanisë në ndjekje të talentit të Real Madridit

Futboll

‘Milionerët’ e Gjermanisë në ndjekje të talentit të Real Madridit

Më: 5 janar 2023 Në ora: 13:54
‘Milionerët’ e Gjermanisë në ndjekje të talentit të Real Madridit

Borussia Dortmund po ndjek talentin e akademisë së Real Madridit, Nico Paz.

Sipas medieve spanjolle,‘milionerët’ e Gjermanisë po shikojnë mundësinë që të transferojnë 18 vjeçarin verën e ardhshme.

Skautët e Dortmundit prej kohësh janë duke e vëzhguar talentin Paz, i cili kërkohet edhe nga dy klubet e La Ligës Real Valladolid dhe Getafe.

Mesfushori sulmues ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje të UEFA Youth League këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat