Cristiano Ronaldo iu bashkua së fundmi ekipit Al-Nassr, me të cilin nënshkroi kontratë për dy vjet e gjysmë.
Ylli portugez thuhet se do të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.
E ndërkohë, u spekulua se 37 vjeçari mund të transferohet në Newcastle United, nëse klubi anglez e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve..
Kjo për faktin se klubi anglez dhe ai arab e kanë të njëjtin pronar.
Megjithatë, trajneri i Bardhezinjve ka sqaruar gjithçka, duke insistuar se nuk ka asnjë klauzolë që ia mundëson “CR7” të transferohet në Newcastle për të luajtur në Ligën e Kampionëve nëse ky klub e siguron kualifikimin në Champions.
“Nuk është aspak e vërtetë. Ronaldos i uroj më të mirën në Arabi”, ka thënë Eddie Howe.
Newcastlet po i ecin punët mjaft mirë këtë sezon duke e parë veten në vendin e tretë në Premierligë, ndërsa e nisi vitin 2023 me barazim ndaj Arsenalit pa gola në “Emirates Stadium”.