Barça pas Firminos, në dyshim e ardhmja e brazilianit në ‘Anfield’

Futboll

Barça pas Firminos, në dyshim e ardhmja e brazilianit në ‘Anfield’

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:23
Barça pas Firminos, në dyshim e ardhmja e brazilianit në ‘Anfield’

Barcelona është e interesuar për transferimin e sulmuesit të Liverpool-it, Roberto Firmino, raporton ‘Daily Mail’.

Menaxheri i ‘The Reds’ Jurgen Klopp tashmë ka deklaruar se dëshiron që brazilianin të qëndrojë në ‘Anfield’, por ‘Reds’ ende nuk i kanë ofruar kontratën e re Firminhos, derisa kontrata aktuale e brazilianit skadon në fund të këtij sezoni.

Firmino ka ndezur interesimin nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Nassr, kurse, në Evropë kërkohet nga Juventusi dhe Atletico Madrid.

Megjithatë, siç raportohet, Barcelona tashmë është duke u përgatitur të hedhet në sulm për Firminon, të cilin trajneri Xavi Hernandez e do në skuadër për sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat