Prej disa ditësh, Chelsea është vendosur në gjurmët e mesfushorit të Benficas, Enzo Fernandez. Ky i fundit ishte protagonist me Argjentinën në Kupën e Botës dhe aty ku tërhoqi vëmendjen e londinezëve që e kërkojnë me çdo kusht.
Në fakt, u duk sikur klubi anglez ishte i gatshëm të paguante klauzolën prej 120 milionë euro të Fernandez, ndërsa së fundmi duket sikur janë tërhequr dhe pretendojnë të negociojnë për 21-vjeçarin. Ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të portugezëve, Roger Schmidt, i cili theksoi se Chelsea po tregohet pa respekt ndaj klubit ku ai ushtron profesionin.
“Ne nuk duam ta shesim Enzo Fernandez.
Në fakt, është një klub që e kërkon lojtarin, janë të tunduar nga ai por e dinë shumë mirë se mënyra e vetme për të transferuar Fernandez është të paguhet klauzola prej 120 milionë euro. Por, ai klubi që e kërkon po tregohet pa respekt dhe po e çmend lojtarin. Në fillimin u duk sikur do të paguanin klauzolën, ndërsa tashmë kërkojnë të negociojnë”, u shpreh Schmidt.