Pas transferimit të Cody Gakpo, Liverpool synon të blejë një tjetër supersulmues.
‘The Reds’ sipas medieve britanike, janë të interesuar për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani.
Menaxheri i klubit nga ‘Anfield’ Jurgen Klopp pëlqen francezin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër.
Muani këtë sezon të garave me Frankfurt, ka shënuar 19 gola në 20 ndeshje të zhvilluara.
Kartoni i lojtarit kap shifrën rreth 70 milionë euro.