Pas David Datro Fofana, Chelsea ka prezantuar dhe goditjen e dytë në këtë merkato të janarit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin francez Benua Badiashile, i cili i bashkohet “Bluve” nga Monako për shumën e 38 milionë eurove, të cilat do të shkojnë në llogarinë e klubit nga principata.
Ai ka firmosur një kontratë që do e mbajë atë te Chelsea deri në vitin 2029.
Është gati që të bashkohet me skuadrën e Poter për pjesën e mbetur të sezonit.