Pas rrahjeve të përgjithshme me 13 maj të vitit 1990 në Maksimir mes tifozëve të Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys” (BBB) dhe atyre famëkeq të Cërvena Zvezdës, “Delija”, me 26 shtator të vitit 1990 digjet Flamuri i ish Jugoslllavisë artificiale, në përballjen në Split, mes Hajdukut (Ardian Kozniku luante standard) dhe Partizanit të Beogradi.
Momenti i madh, historik dhe gradualisht shembej ish Jugosllavia artificiale, me 17 tetor të vitit 1990, në “Maksimir” të Zagrebit, mbi 30 mijë shikues, kombëtarja e Kroacisë ndeshet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një ndeshje revyale që tronditi ish Jugosllavinë artificiale.
Kujtim Shala në veprim me fanellë me katrorë kuq e bardhë
Kujtim Shala, kokëforti nga Kosova, pavarësisht rreziqeve, që mund t’i kushtonte edhe me kokë, i bashkohet kroatëve dhe sfidon hapur regjimin ish jugosllav.
Kujtim Shala, i treti ulur
Shumë polemika në federatën ish jugosllave, si është e mundur Kroacia të luajë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kroatët fituan takimin me rezultat 2:1, Kujtim Shala u paraqit titullar dhe është shqiptari i parë që e veshi fanellën e kësaj kombëtare.
Kujtim Shala, i katërti në të djathtë
Tri foto historike, tri foto që nuk harrohem, në mesin e kroatëve edhe Kujtim Shala, prej futbollistëve me të urryer nga regjimi ish jugosllav dh ai serb.